Aktualitet

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë jap lajmin: Në vitin 2025 Shqipëria do të presë Komunitetin Politik Evropian

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith pati një takim me kryeministrin Edi Rama me rastin e mbarimit të mandatit të tij si ambasador në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasadori u shpreh se takimi ishte si gjithmonë shumë pozitiv dhe konstruktiv.

King-Smith premtoi se, do të qëndroj i angazhuar në mbrojtjen e Shqipërisë dhe kontributet pozitive të qytetarëve legjitimë shqiptarë në Britaninë e Madhe.

“Që kur erdha, tre vjet më parë, Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë krijuar një lidhje tepër të fortë dhe miqësi të vërtetë. I përcolla përshëndetjet e Kryeministrit dhe theksova se si qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe të zgjerojë partneritetin tonë në drejtësi, energji, infrastrukturë, emigracion, mbrojtje, arsim dhe kulturë”, theksoi ai.

Ambasadori nënvizoi se në takim u diskutua për rezultatet e Komunitetit Politik Evropian të javës së kaluar në Britaninë e Madhe, të cilin Shqipëria do ta presë në 2025-n.

“Ne ndajmë të njëjtin vizion për mënyrën sesi bashkëpunimi ynë dypalësh prodhon përfitime reale për njerëzit e të dy vendeve dhe për të gjithë Evropën. Është e rëndësishme që trajektorja pozitive për përgjegjshmërinë, korrupsionin dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri është e qëndrueshme si pjesë e kësaj”, u shpreh ai.

“Ne kemi parë ndikimin që kemi kur kemi bashkuar përpjekjet tona të përbashkëta, duke përfshirë mënyrën se si po mbështesim të rinjtë e talentuar në veri të Shqipërisë dhe duke ndihmuar në sjelljen e ndryshimeve pozitive që të gjithë shqiptarët duan të shohin”, përfundoi ambasadori britanik, King-Smith.

#Ambasadori #Britanisë #së #Madhe #në #Tiranë #jap #lajmin #Në #vitin #Shqipëria #të #presë #Komunitetin #Politik #Evropian
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button