VIDEO/ Trajneri i Dinamos së Kievit e mbajti fjalën, lojtarët nuk i japin dorën lojtarëve serb –

Dinamo e Kievit është duke luajtur sot përballjen e parë kundër Partizanit të Beogradit në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Oleksandër Zhovkovski paralajmëroi në konferencë për shtyp se lojtarët e tij nuk do t’i takojnë futbollistët serb përpara nisjes së lojës.
Një vendim ky që erdhi si pasojë e qendrimeve gjeopolitike të mbajtura nga Serbia dhe klubet serbe në lidhje me lu.ftën në Ukrainë. Trajneri i Dinamos së Kievit e mbajti fjalën. Lojtarët e skuadrës ukrainase u paraqitën përpara ndeshjes me flamurin e tyre kombëtar të mbajtur mbi supe. Gjatë momentit të zakonshëm kur shtërngohen duart mes kundërshtarëve, futollistët e Dinamos së Kievit vendosën të mbanin lart grushtin e tyre dhe të mos u zgjasnin miqësisht dorën lojtarëve serb./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Pas de serrage de mains avec les joueurs du Partizan Belgrade pour le Dynamo Kyiv en guise de protestation contre les positions géopolitiques du club serbe ?? pic.twitter.com/ZuJnsDSgZp
— ? Football UA ?? (@FootbalUA_) July 23, 2024
#VIDEO #Trajneri #Dinamos #së #Kievit #mbajti #fjalën #lojtarët #nuk #japin #dorën #lojtarëve #serb
SportExpress