Shantazoi Barcelonën dhe jeta i kthehu gjithçka! Lojtari që i zuri vendin Manajt te katalansit, 24 orët e çuditshme të transferimit –
Sulmuesi danez Martin Braithwaite u gjend sërish në qendër të vëmendjes pasi kaloi situata të pabesueshme në vetëm 24 orë për zgjedhjen e një klubi të ri dhe në fund përfundoi edhe në Brazil, të cilin nuk e kishte planifikuar fare.
Braithwaite-n e kujtojmë nga koha kur luante me fanellën e Barcelonës, e cila papritur e solli nga Leganes në fillim të vitit 2020 për 18 milionë euro, duke i zënë vendin Rei Manajt.
Braithwaite qëndroi te Barca deri në verën e vitit 2022, pavarësisht disa përpjekjeve për ta hequr qafe. Megjithatë, ai refuzoi të largohej nga klubi dhe e mbajti me vendosmëri kontratën me të cilën në fund shantazhoi klubin katalanas.
Në fund, ky 33-vjeçar u largua nga Barcelona dhe shkoi te rivalët e qytetit Espanyol, ku kaloi dy sezonet e mëparshme.
Megjithatë, pas skadimit të kontratës, Braithwaite u bë lojtar i lirë dhe dukej se do të vazhdonte karrierën në klubin grek Olympiakos, por në vetëm dhjetë orë ndodhën gjëra të çuditshme dhe ai përfundoi duke shkuar në Brazil.
Braithwaite kishte rënë dakord me gjigantin grek, ndërsa ditët e mëparshme ishte në Athinë, ku kishte caktuar kontrollet mjekësore dhe kishte firmosur kontratën.
Megjithatë, për arsye ende të panjohura, nënshkrimi i tij përfundimisht dështoi dhe Braithwaite u kthye në Barcelonë, më pas u nis për në Brazil pasi Gremio u përfshi.
Drejtuesit e Gremios kanë hyrë menjëherë në aksion pasi Braithwaite u largua nga Athina dhe në një periudhë të shkurtër kohore ranë dakord për gjithçka me sulmuesin danez, i cili në mënyrë kaq të papritur do të vazhdojë karrierën në Brazil. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Shantazoi #Barcelonën #dhe #jeta #kthehu #gjithçka #Lojtari #që #zuri #vendin #Manajt #katalansit #orët #çuditshme #të #transferimit
SportExpress