Aktualitet

Sot mbaron afati për regjistrimin e zgjedhjeve në Himarë! Janë 7 parti në garë, PD ende e pa regjistruar

Deri tani janë 7 subjekte që kanë shprehur interes, ku nga forcat kryesore rezulton vetëm Partia Socialiste.

Partia Demokratike dhe subjektet e tjera kanë afat deri në mesnatë për të dorëzuar dokumentet e kandidimit pranë KQZ.

Regjistrimi partive i paraprin regjistrimit të kandidateve ku deri më tani fushatën e ka nisur Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria si kandidat i opozitës së bashkuar.

Partitë e regjistruara deri tani:

1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)

2. Partia e Lirisë (PL)

3. Partia republikane (PR)

4. Partia Demokristiane (PDK)

5. Partia Balli Kombëtar (PBK)

6. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)

7. Fryma Re Demokratike (FRD)

#Sot #mbaron #afati #për #regjistrimin #zgjedhjeve #në #Himarë #Janë #parti #në #garë #ende #regjistruar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button