Këshilli i BE-së ua heq vizat serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë

Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Sipas komunikatës së Këshillit Evropian, vendimi përfshin heqjen e vizave për serbët me pasaporta të Serbisë, duke përfshirë kështu të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në të njëjtin regjim të vizave.
“Këshilli vendos heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet në komunikatën e Këshillit Evropian.
Vendimi është marrë më 22 korrik, dhe do të hyjë në fuqi në ditën e 20-të pas publikimit në Fletoren Zyrtare të BE-së.
“Miratimi i sotëm nga Këshilli përfundon procesin legjislativ. Me hyrjen në fuqi të rregullores, e cila do të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së, ajo do të bëhet e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, thuhet më tej në komunikatë.
#Këshilli #BEsë #heq #vizat #serbëve #të #Kosovës #pasaporta #të #Serbisë
gazetablic.com