Sport

Juventusi nuk ka hequr dorë, synon transferimin e Armando Brojës këtë verë –

Emri i Armando Brojës vazhdon të përmendet në Itali. “Tuttosport”-i bën me dije se Juventusi nuk ka hequr dorë nga sulmuesi shqiptar. Përkundrazi, “Zonja e vjetër”, synon transferimin e 22-vjeçarit këtë verë.

Media torineze raporton se Juventusi dëshiron që të ketë në ekip një lojtar si Broja për të shtuar konkurencën me Dushan Vllahoviçin. Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi nuk mungon interesimi nga Milani, Monakoja, Evertoni, apo edhe Sauthemptoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Juventusi #nuk #hequr #dorë #synon #transferimin #Armando #Brojës #këtë #verë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button