Aktualitet

Memaliaj Pas atentatit me 3 viktima shoqërohen në polici 27 persona!

27 persona janë shoqëruar në polici në lidhje me masakrën e ndodhur dy ditë më parë në një lokal në Memaliaj, ku u vranë tre persona dhe u plagos rëndë një tjetër.

Raportohet se janë shoqëruar në polici 27 persona, që kanë qenë të pranishëm në ngjarjen, kanë dijeni për ngjarjen apo edhe familjarë të viktimave.

Po ashtu raportohet se policia ka ushtruar 25 kontrolle përkatësisht në qytetin e Memaliajt, Tepelenës, Vlorës, Fierit, Elbasanit, Tiranës, Lezhës dhe Shkodrës.

Në atentat kanë marrë pjesë 2 persona, njëri drejtonte makinën dhe tjetri ka qëlluar me armë automatike në drejtim të viktimave.

Kujtojmë se atentati i shënuar në ambientet e një lokali në Memaliaj kishte për shënjestër anëtarët e familjes së Andrea Kalemit, një person i njohur për policinë si dhe i dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Edmond Papa.

Nga ngjarja humbi jetën 74-vjeçari Shyqyri (Shyqo) Kalemi 74-vjeç, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit. Po ashtu humbën jetën dhe dy persona të pafajshëm Marsel Çela 47 vjeç klient në lokal, dhe Gledio Muka 36 vjeç kamerier. I plagosur rëndë ka mbetur Artur Kalemi 57 vjeç, xhaxhai i Andrea Kalemit.

36-vjeçari Gledio Muka, i cili punonte si kamerier në lokal ka qenë pranë tavolinës së vëllezërve Kalemi në pjesën e jashtme të lokalit, dhe fatkeqësisht nuk iu ka shpëtuar plumbave nga breshëria e kallashnikovit.

Ndërsa, Marsel Çela ishte klient në lokal dhe ndodhej në pjesën e brendshme të lokalit, por u kap nga plumbat dhe për pasojë edhe ai humbi jetën. TEMA

#Memaliaj #Pas #atentatit #viktima #shoqërohen #në #polici #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button