Aktualitet

Parashikimi i motit/ Dita nis me mot të kthjellët, pasditja sjell reshje shiu në këto zona

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash në të gjithë territorin, më të theksuara në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu. Pjesa e dytë e ditës,do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët dhe lokal në pjesën më të madhe të vendit,duke përjashtuar zonat bregdetare ku vranësirat bëhen të dukshme por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button