Sport

VIDEO/ Penalltia më e çuditshme në historinë e futbollit jepet në Brazil, shikoni skenën komike –

Kur mendon se ke parë gjithçka në futboll, shfaqet një video e penalltisë së dhënë në ndeshjen e ligës braziliane mes Flamengos dhe Criciuma, të përfunduar 2-1.

Flamengo priti Cricium të shtunën mbrëma dhe pesë minuta para përfundimit u akordua një penallti. Megjithatë, bota tani po zhurmon për mënyrën se si ndodhi dhe është me të vërtetë një nga penalltitë më të çuditshme në historinë e futbollit.

Futbollisti vendas po i afrohej portës dhe shënimit të golit, ndërsa lojtari kundërshtar sheh se në zonën e tij kishte edhe një top tjetër, përveç atij që po shkonte drejt portës së tij. Për këtë arsye futbollisti i Cricum ka goditur topin e dytë që ka arritur të devijojë topin me të cilin po zhvillohej aksioni i lojtarit të Flamengos. Një situatë komike dhe arbitri nuk e mendon dy herë penalltinë. /Sport Ekspres/



#VIDEO #Penalltia #më #çuditshme #në #historinë #futbollit #jepet #në #Brazil #shikoni #skenën #komike
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button