E bujshme/ Vjet luajtën me Interin, Egnatia luan prapë miqësore me ekipin e Serisë A që drejtohet nga Antonio Conte –
Egnatia e ka rritur shumë prestigjin në vitet e fundit. Kjo skuadër ka ngjitur shumë shkallë në elitën e futbollit shqiptar dhe gjithçka u kurorëzua me titullin kampion në sezonin që lamë pas. Por për fatin e keq, kjo skuadër nuk arriti dot që të kalonte turin e parë në Champions League, pavarësisht se luante kundër rivalëve të Bosnje Hercegovinës.
Në sezonin e shkuar, Egnatia ka zhvilluar një takim miqësor kundër Interit. Duket se edhe këtë herë miqësoret e Egnatias janë me prestigj të lartë. Është zyrtarizuar miqësorja që do të zhvillojë kampioni i Shqipërisë kundër Napolit të Antonio Contes në Itali, në datën 28 korrik, në orën 20:00.
Më herët Napoli kishte programuar për këtë datë një miqësore kundër Adana Demirspor. Megjithatë Napoli ka sqaruar në faqen zyrtare se kjo miqësore është anuluar për shkak të disa problemeve të ekipit turk dhe për këtë arsye, në vendin e Adana Demirspor, do të jetë Egnatia. Kështu Napoli dhe Egnatia do të zhvillojnë ndeshjen mqiësore në 28 korrik. /Sport Ekspres/
#bujshme #Vjet #luajtën #Interin #Egnatia #luan #prapë #miqësore #ekipin #Serisë #që #drejtohet #nga #Antonio #Conte
SportExpress