Aktualitet

Nga hyrja deri te puthja me Trump, Melania ‘rrëmben’ vëmendjen në konventën e republikanëve

Në një paraqitje të rrallë, Melania Trump mori pjesë në konventën e republikanëve.

Elegante, me një fustan të kuq dhe buzëqeshje në fytyrë, shoqëruar nga një muzikë klasike, ish zonja e parë e SHBA-së u ngjit në skenë.

Nga ana e tij, Trump u kujdes që t’i bënte një përshëndetje të veçantë gruas së tij, duke thënë: “në këtë rrugëtim jam i nderuar që kam në krah bashkëshorten time të mrekullueshme, Melania. Melania, faleminderit shumë”, ndërsa delegatët shpërthyen në duartrokitje të vazhdueshme.

Pas përfundimit të fjalimit të tij të gjatë 93 minuta, Melania doli në skenë.

Afër tij, ajo u pa duke i pëshpëritur diçka në vesh dhe më pas u përshëndetën.

 



#Nga #hyrja #deri #puthja #Trump #Melania #rrëmben #vëmendjen #në #konventën #republikanëve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button