Aktualitet

Shënoi në finale të Euros 2024, kështu pritet në vendlindje Mikel Oyarzabal

Kombëtarja e Spanjës u shpall kampione e Evropës, pasi në finale mposhti Anglinë në ndeshjen e zhvilluar në Berlin të Gjermanisë.

Heroi i kësaj ndeshje ishte sulmuesi, Mikel Oyarzabal, i cili shënoi gol në minutat e fundit për t’ia dhënë fitoren Spanjës.

Sulmuesi u rikthye në vendlindjen e tij në Spanjë dhe mori një befasi të këndshme nga shokët dhe shoqet e tij.

Në rrugët ku ai është rritur, ishin mbledhur shumë tifozë dhe prisnin Oyarzabalin.

Sigurisht që ky ishte një moment emocionues për futbollistin, i cili shkoi te turma dhe i përqafoi të gjithë.



#Shënoi #në #finale #të #Euros #kështu #pritet #në #vendlindje #Mikel #Oyarzabal
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button