Aktualitet

Zbulohet emri i viktimës që mbeti i vrarë në atentatin ndaj Trump, e motra: Hero, mbrojti vajzat e tij

Pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump që tronditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zbuluar edhe emri i viktimës që mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë në takimin elektoral në Pensilvani.

Personi që mbeti i vrarë nga të shtënat në tubimin e Trumpit është identifikuar si 50-vjeçari Corey Comperatore.

Motra e viktimës ka shkruar në Facebook duke thënë se “tubimi i PA Trump i mori jetën vëllait tim, Corey Comperatore.  Urrejtja për një njeri i mori jetën atij që e donim më shumë”.

Ajo shkroi se Comperatore “ishte një hero që mbrojti vajzat e tij”.

Guvernatori i Pensilvanisë Josh Shapiro e dentifikoi Comperatoren në një konferencë për shtyp, duke theksuar se viktima ishte një hero që mbrojti familjen e tij nga atentatori.

Ai tha se dy personat e tjerë që mbetën të plagosur nga atentati janë ende në gjendje kritike.

/a.r

#Zbulohet #emri #viktimës #që #mbeti #vrarë #në #atentatin #ndaj #Trump #motra #Hero #mbrojti #vajzat #tij
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button