Stoltenberg: I tronditur nga tentativa për vrasjen e Trump, dhuna politike s’ka vend në demokracitë tona

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i tronditur nga tentativa për vrasje ndaj ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.
Ai ndër të tjera ka dënuar këtë sulm, dhe shprehet se dhuna politike nuk ka vend të demokraci.
“Aleatët e NATO-s qëndrojnë së bashku për të mbrojtur lirinë dhe vlerat tona”, shkroi më tej Stoltenberg në X.
“Jam i tronditur nga tentativa për vrasjen e ish-presidentit Trump. I uroj shërim të shpejtë dhe mendimet e mia janë me të prekurit. Unë e dënoj këtë sulm. Dhuna politike nuk ka vend në demokracitë tona. Aleatët e #NATO-s qëndrojnë së bashku për të mbrojtur lirinë dhe vlerat tona”, ka shkruar Stoltenberg.
#Stoltenberg #tronditur #nga #tentativa #për #vrasjen #Trump #dhuna #politike #ska #vend #në #demokracitë #tona
gazetablic.com