Aktualitet

“Po mendoja pse truprojat…”, dëshmitari i atentati ndaj Trump: I paralajmërova për qitësin mbi çati…

Një dëshmitar nga vendi ngjarjes, njoftoi se kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për një person të armatosur në një çati aty pranë, disa minuta përpara sulmit.

Duke folur për mediat e huaja, dëshmitari i quajtur Greg, tha se e pa atentatorin e mundshëm që të ngjitej në majën e një ndërtese në Butler, Pensilvani. Sipas tij, e gjithë kjo skenë i dukej e çuditshme, pasi tregon se nuk arrinte të kuptonte se përse nuk kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së ish-presidentit.

 “Po mendoja me vete, pse Trump po flet ende, pse nuk e kanë tërhequr nga skena? Gjëja tjetër që dini, dëgjohen pesë të shtëna”, tha ai.

Dëshmitari është i bindur se të shtënat erdhën nga çatia, që ai kishte vështruar për disa minuta.

“100 për qind, 100 për qind”, përfundoi Greg.

Pak çaste më vonë agjentët e Shërbimit Sekret u dëgjuan duke bërtitur “qitësi është vrarë”.

Agjencia konfirmoi se incidenti po hetohet si një atentat në tentativë.

/a.r

#mendoja #pse #truprojat.. #dëshmitari #atentati #ndaj #Trump #paralajmërova #për #qitësin #mbi #çati..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button