Ishte karton i verdhë –

Do të ishte çmenduria më e madhe në historinë e futbollit! Pasi tregoi shpirtin e sakrificës dhe mori vlerësime për fitoren ndaj Francës në gjysmëfinalen e Europianit, Morata rrezikon finalen e madhe në Gjermani.
E gjitha kjo pasi në momentin kur një tifoz hyri në fushë, stjuardi e ngatërroi dhe ndërhyri me sparkat ndaj Moratës. Sulmuesi ndieu menjëherë shqetësime, ndërsa trajneri i Spanjës u shpreh se duhej të vlerësohej shkalla e dëmtimit para finales. Ndërkohë ishte vetë Morata që qetësoi disi tifozët me humorin e tij: “Jam mirë, por ishte karton i verdhë për stjuardin”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
This can’t keep happening. It’s a disgrace, UEFA need to control it so much better. Somebody will get seriously hurt. ???? #Euro2024 #Morata pic.twitter.com/Dp5KgEvq5h
— Ned Ozkasim (@nedoz9) July 9, 2024
#Ishte #karton #verdhë
SportExpress