Bileta e fundit për në finale, Holanda sfidon sonte Anglinë, çfarë duhet të dini për supersfidën

Këtë mbrëmje do të luhet dhe gjysmëfinalja tjetër e Europianit mes Anglisë dhe Holandës. Dy kombëtare të mëdha që do të luajnë me synimin për të marrë një biletë në finalen e Berlinit.
Për të dyja ekipet, kalimi deri më gjysmëfinale ka patur shumë pengesa. Edhe pse në fillim, kombëtarja e Tre Luanëve cilësohej si një nga ekipet më favorite për të fituar trofeun në fund, duket shumë larg pritshmërive.
Grupin e mbyllën me vetëm dy gola të shënuar, kaluan fazën e 1/8 me shumë vështirësi pasi mundën Sllovakinë, në çerekfinale arritën vetëm nga penalltitë të eliminon Zvicrën ndërsa tani i pret një detyrë dhe më e vështirë për të mundur Holandën.
Edhe për tulipanët rrugëtimi deri në gjysmëfinale ka qenë shumë i vështirë. Pengesat ishin të mëdha që në grupe, kur e mbyllën të tretët pas Austrisë dhe Francës.
Në fazën e 1/8 mundën Rumaninë me rezultatin e pastër 3-0 ndërsa çerekfinale eliminuan Turqinë pasi e mposhtën 2-1.
Tani fati i ka sjellë që të luajnë përballë kombëtaren së 3 Luanëve. Një sfidë që parashikohet të jetë shumë e luftuar pasi në 90 minuta do të vendoset se cili ekip do të marrë një biletë në finale. Dueli nis në orën 21:00.
/a.r
#Bileta #fundit #për #në #finale #Holanda #sfidon #sonte #Anglinë #çfarë #duhet #të #dini #për #supersfidën
Java News