Aktualitet
Osmani takohet me kryeministrin bullgar, flasin për aspiratat e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, gjatë vizitës së saj në ShBA.
Osmani tha se takimi me Glavchevin, në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin mes Kosovës dhe Bullgarisë por edhe angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
“Gjithashtu diskutuam edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”, shkroi Osmani.
E para e shtetit po merr pjesë në Samitin e NATO-s ku këtë vit festohet 75-vjetori i themelimit të aleancës më të madhe ushtarake.
#Osmani #takohet #kryeministrin #bullgar #flasin #për #aspiratat #anëtarësimit #të #Kosovës #në #NATO
gazetablic.com