Aktualitet
Holanda apo Anglia, sot mësohet kombëtarja e dytë që siguron finalen e ‘Euro 2024’

Sot mësohet edhe finalisti i dytë në ‘Euro 2024’.
Holanda dhe Anglia synojnë ‘biletën’ për finalen që zhvillohet të dielën në Berlin, shkruan Sport.
Mbrëmë, Spanja e mposhti Francën dhe u bë kombëtarja e parë që siguron një vend për ndeshjen më të rëndësishme të vitit në nivel të kombëtareve në Evropë.
Anglia është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit konkurruese, por që Holanda po kalon poashtu në një moment të jashtëzakonshëm.
Ky takim luhet me fillim nga ora 21:00.
/ Sport/
#Holanda #apo #Anglia #sot #mësohet #kombëtarja #dytë #që #siguron #finalen #Euro
gazetablic.com