Sport

Sfida ndaj Francës, De La Fuente: Kam besim të plotë se shkojmë në finale

Spanja është gati për gjysmëfinalen e EURO 2024 ndaj Francës.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, theksoi se Franca ka potencial të jashtëzakonshëm, duke veçuar yllin e saj, Kylian Mbappe.

“Franca ka potencial të jashtëzakonshëm dhe kjo është e dukshme. Ata kanë një skuadër cilësore, të mbushur me emra të rëndësishëm dhe për këtë unë pres një ndeshje shumë të forte dhe të luftuar. Unë nuk dua të bëj presion ndaj kundërshtarit, por Franca është skuadra që ka bërë paraqitjet më të mira në këtë Europian, të paktën këtë përshtypje më kanë lënë mua. Mbappe? Ai është i paparashikueshëm. Niveli i tij kur jep 50% është 100% i çdo lojtari tjetër. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ne do të përpiqemi të minimizojmë shanset e tij dhe kemi mjete për ta bërë këtë. Kam besim të verbër te skuadra ime ka për të kaluar në finale” – tha trajneri i Spanjës.

Më pas, De La Fuente tregoi forcën e Spanjës: “Kemi një skuadër shumë të mirë, kemi punuar shumë këto ditë dhe jemi gati për këtë ndeshje. Lamine duhet të vazhdojë të jetë vetvetja dhe të vazhdojë të mësojë. Kemi edhe lojtarë të tjerë që në këtë Europian kanë spikatur duke suprizuar shumë. Kemi disa mungesa, por kemi një skuadër shumë të bashkuar dhe forca jonë është grupi. Nisemi me besimin për të bërë mirë dhe për të prekur finalen. Sa i përket krahasimeve me EURO 2008 dhe 2012 shumë gjëra janë ndryshe, por jo dëshira për të triumfuar në fund”.

#Sfida #ndaj #Francës #Fuente #Kam #besim #të #plotë #shkojmë #në #finale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button