Sport
Nuk akordoi penalltinë, tifozët gjermanë kundër arbitrit, firmosin peticionin: T’i hiqet stema e UEFA-s

Prekja e topit me dorë nga mbrojtësi spanjoll Kukureja në duelin ne Gjermaninë, duket se nuk është kaluar lehtë nga tifozët gjermanë.
Zemërimi i tyre ka shkuar deri në krijimin e një peticionit për të larguar nga bota e futbollit, arbitrin Antoni Tejlor. Pancerat duan që 45-vjeçarit t’i hiqet stema e UEFA-s, pasi rasti në Hamburg nuk ishte hera e parë për gjyqtarin anglez.
E njëjta gjë, ndodhi dhe në finalen e Europa League mes Romës e Sevijës, ku Tejlor nuk akordoi penallti pas topit të prekur me dorë, ndërsa tifozët italian tentuan edhe të përplaseshin fizikisht me Taylorin në aeroport.
#Nuk #akordoi #penalltinë #tifozët #gjermanë #kundër #arbitrit #firmosin #peticionin #hiqet #stema #UEFAs
Java News