Sport

Ndeshja me Gjermaninë duhej të ishte finalja e Europianit –

Futbollisti spanjoll Mikel Merino tha se e priste një ndeshje të vështirë ndaj Gjermanisë në çerekfinale të Kampionatit Evropian dhe se skuadra e tij tregoi cilësinë e saj duke fituar pas kohës shtesë. 

Spanja kaloi në avantazh në minutën e 52-të me golin e shënuar nga Dani Olmo dhe Florian Wirtz barazoi në minutën e 89-të për të fituar kohën shtesë. Fitoren për Spanjën e solli Mikel Merino me gol në minutën e 119-të, pas një pasimi të Olmos. 

” Ne e prisnim një lojë të tillë, pasi luajtëm kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Kjo mund të ishte lehtësisht finalja, dhe loja sigurisht u luajt në një mënyrë të tillë. Kjo ishte një lojë e skuadrave elitare dhe ne treguam se ne kemi një skuadër të madhe ”, tha Merino pas ndeshjes në Shtutgart. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Ndeshja #Gjermaninë #duhej #të #ishte #finalja #Europianit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button