Interes nga Greqia për Strakoshën, nisin negociatat për kartonin e portierit shqiptar

Thomas Strakosha do të largohet nga Premier League dhe destinacioni i tij i ardhshëm duket se do të jetë Greqia.
Mungesa e hapësirave te Brentford e kanë shtyrë gardianin kuqezi që të kërkojë një tjetër skuadër dhe mediat në Greqi bëjnë me dije se portieri 29-vjeçar mund të bashkohet me gjigantët e AEK.
Sipas shtypit grek, klubet kanë nisur bisedimet dhe negociatat janë në rrugën e duhur për të konkretizuar gjithçka me sukses. AEK, vetëm pak ditë më parë mbylli tranferimin e Alberto Brignolit. Gjithsesi, drejtuesit shohin Strakoshën si një portier me më shumë cilësi e janë gati t’i besojnë vendin e titullarit, para portierit italian.
Gjithçka pritet që të qartësohet në ditët e ardhshme, teksa Strakosha do e mirëpriste një transferim në Greqi, aty ku dhe ka lindur e ka hedhur hapat e para të karrierës. Strakosha do të rikthehej në Greqi pas 12-vitesh.
#Interes #nga #Greqia #për #Strakoshën #nisin #negociatat #për #kartonin #portierit #shqiptar
gazetablic.com