Aktualitet
Ishte fenomenal duke pritur tri penallti, portieri Diogo Costa futet në histori të Kampionatit Evropian

Portieri i Portugalisë, Diogo Costa, hyri në histori për dy gjëra, pasi priti 3 penallti kundër Sllovenisë për ta dërguar ekipin e tij në çerekfinale, ku do të përballet me Francën.
Ai u bë portieri i parë në histori që priti 3 penallti radhazi për të vendosur fituesin përfundimtar.
Përveç kësaj, ai u bë portieri i parë në historinë e kampionateve evropiane që nuk lejoi një gol në ekzekutimin e penalltive për të përcaktuar fituesin përfundimtar.
Ishte padyshim fantastik dje në ndeshje portieri portugez dhe më meritori që kombëtarja e tij kaloi tutje.
/ Sport
#Ishte #fenomenal #duke #pritur #tri #penallti #portieri #Diogo #Costa #futet #në #histori #të #Kampionatit #Evropian
gazetablic.com