Sport

Penalltitë çojnë në çerekfinale Portugalinë, Sllovakia e pafat

Portugalia ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024 pasi ka arritur të mposhtë vetëm pas penalltive Sllovakinë, teksa 120 minutat e lojës u mbyllën 0-0.

Koha e rregullt në ndeshjen Portugali-Slloveni nuk ka nxjerrë asnjë fitues, pasi është mbyllur në barazim 0-0, ndërsa tashmë po luhen edhe 30 minuta për të përcaktuar fituesin. Portugalia fitoi një penalltinë në fundin e pjesës së parë prej 15 minutash, të cilën e ekzekutoi Ronaldo, por e priti Oblak. Portugezi shpërtheu menjëherë në lot.

Portugezët, me në krye Ronaldon, i cili qëndroi gjatë gjithë lojës në fushë, nuk mundën të realizojnë edhe pse rastet ishin të shumta për shënim.

Në anën tjetër, Sllovenia u kthye në një mur të pakalueshëm dhe tentoi që të rrezikonte vetëm me anë të kundërsulmit, në një prej të cilëve Sesko u shfaq i vetëm me portierin portugez, por nuk mundi të realizonte.

Fituesi i kësaj sfide do të ndeshet në çerekfinale të Kampionatit Europian me Francën, e cila fitoi 1-0 ndaj Belgjikës.

#Penalltitë #çojnë #në #çerekfinale #Portugalinë #Sllovakia #pafat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button