OpenAi prezanton aplikacionin falas ChatGPT për iOS

OpenAI prezantoi një aplikacion për sistemin operativ iOS për ChatGPT, duke premtuar se versioni për sistemin operativ Android do të dalë “së shpejti”.
Aplikacioni është falas, sinkronizon kronologjinë e bisedave me web dhe zotëron funksione zanore, të mbështetura nga modeli i njohjes së zërit open-source Whisper i OpenAI.
Aplikacioni funksionon si në iPhone edhe në iPad dhe mund të shkarkohet nga App Store.
OpenAI thotë se aplikacioni është në fazë zhvillimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të përhapet në vende të tjera “në javët e ardhshme”.
OpenAi nuk e kishte përmendur më parë daljen e një aplikacioni në celular, por kjo gjë ka kuptim, duke parë përhapjen e jashtëzakonshme të ChatGPT.
Chatbot Ai u prezantua në nëntor të vitit të kaluar, duke u rritur në përdorim.
Sipas disa vlerësimeve të jashtme, aplikacioni tërhoqi 100 milionë përdorues në janar të këtij viti, por OpenAI nuk i ka konfirmuar këto shifra.
Prezantimi i aplikacionit është interesant, duke marrë në konsideratë qasjen disi ambigue të OpenAi në pozicionimin e ChatGPT në treg.
Edhe pse chatbot u prezantua si një eksperiment, gjeti shpejt konsumatorë që e përdorin për çdo gjë.
Në shkurt, OpenAi prezantoi planin e abonimit me pagesë për aplikacionin, ChatGPT Plus, me akses të privilegjuar dhe përgjigje të gjeneruara, duke përdorur modelin e fundit gjuhësor të kompanisë, GPT-4.
Çmimi është 20 dollarë në muaj.