Calafiori në ‘radarin’ e Juventusit

Khephren Thuram në mesfushë dhe Riccardo Calafiori në mbrojtje, janë dy objektivat e momentit te Juventusi, skuadër që do të drejtohet nga Thiago Motta prej sezonit të ardhshëm.
Trajneri i ri kërkon me ngulm blerjen e mbrojtësit të Bolognës dhe kombëtares italiane, të cilin e vlerëson shumë dhe e njeh mirë.
Por, emilianët kërkojnë minimalisht 40 mln euro për kartonin e 22-vjeçarit, i cili po bën mirë edhe me të kaltrit në Euro 2024. Pavarësisht autogolit me Spanjën.
Në kushte të tilla, drejtuesit e Juventusit po mendojnë shitjen e Federico Gattit. Mbrojtësi italian pëlqehet shumë nga Newcastle në Premier League.
Bardhezinjtë po përgatitin një ofertë zyrtare, ndërkohë që Juventusi kërkon rreth 25-30 mln euro për ta lënë të lirë.
#Calafiori #në #radarin #Juventusit
gazetablic.com