Aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj-Gjilan, vdes pasagjerja e një veture

Një grua ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti të rëndë në magjistralen Ferizaj-Gjilan.
Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur pasi një veturë nga pakujdesia e ka goditur një kamion.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, e ky pasagjerja ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Magjistralja Ferizaj-Gjilan, 26.06.2024-16:40. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia e godet një kamion, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe viktima femër kosovare/pasagjere e cila nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, kurse i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
#Aksident #rëndë #në #magjistralen #FerizajGjilan #vdes #pasagjerja #një #veture
gazetablic.com