Aktualitet
Zhduket e mitura nga Hani i Elezit, shkoi për testin e arritshmërisë e s’u kthye më

Një vajzë e mitur nga Hani i Elezit është raportuar e zhdukur nga nëna e saj.
16 vjeçarja nuk është kthyer në shtëpi nga 25 qershori, ditë kjo kur kishte shkuar për ta kryer testin e arritshmërisë.
Për këtë arsye siç shkruan sinjali, nëna e saj ka kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur vajzën.
E mitura raportohet ta ketë me vete edhe kartelën bankare të nënës së saj më të cilën ka kryer pagesa.
Në bazë të pagesave online që i ka bërë, ajo dyshohet se ndodhet në rajonin e Ferizajt, por që policia ende nuk ka rënë në gjurmë të saj.
#Zhduket #mitura #nga #Hani #Elezit #shkoi #për #testin #arritshmërisë #kthye #më
gazetablic.com