Sport

Finale e parakohshme që në raundin e parë dhe 5 të mëdhatë që do të përplasen me njëra-tjetrën, Euro 2024 premton spektakël –

Dalë ngadalë po plotësohet “puzzle”-i i plotë i fazës me eliminim të drejtpërdrejtë i EURO 2024-s. Kombëtaret e mëdha kanë mësuar tashmë kundërshtarët që do të kenë përballë në 1/8-at e kampionatit. Një finale e parakohshme do të luhet që në raundin e parë.

Franca dhe Belgjika do të përplasen me njëra-tjetrën për një vend në çerekfinale. Ndërkohë, emra të mëdhenj si Spanja, Gjermania, Portugalia, Franca dhe Belgjika gjenden në të njëjtin krahë në rrugëtimin drejt finales. E përkthyer ndryshe, në rast kalimi të ndeshjes së parë, Gjermania mund të përballet me Spanjën në çerekfinale, ndërsa Portugalia me fituesin e çiftit Francë-Belgjikë. Spektakli duket i sigurtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Finale #parakohshme #që #në #raundin #parë #dhe #të #mëdhatë #që #të #përplasen #njëratjetrën #Euro #premton #spektakël
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button