Aktualitet

Gakpo: Të vetmit fajtorë jemi ne, ndaj Austrisë nuk shkoi fare mirë!

Pas humbjes 2-3 ndaj Austrisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve bëri që Holanda të kualifikohet si forcë e tretë e Grupit D.

Duke folur për mediet pas kësaj humbjeje, sulmuesi Cody Gakpo u shpreh se fajtor për këtë gjë janë ata vet.

“Të vetmit fajtorë jemi ne. Natyrisht që edhe në këtë ndeshje pati disa momente të mira, shënuam dy gola, por kjo është e vetmja gjë e mirë që mund të nxjerrim nga ndeshja e fundit. Siç e thashë edhe më parë, kjo ndeshje nuk shkoi mirë”-u shpreh Gakpo.



#Gakpo #Të #vetmit #fajtorë #jemi #ndaj #Austrisë #nuk #shkoi #fare #mirë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button