Aktualitet
I vidhet zinxhiri nga qafa, viktima në Mitrovicë merr tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se një person i panjohur ia ka vjedhur zinxhirin e arit nga qafa.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Knjaz Millosh”, në veri të Mitrovicës rreth orës 11:41.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nga qafa i ka vjedhur një varëse ari. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Policia po heton rastin.
#vidhet #zinxhiri #nga #qafa #viktima #në #Mitrovicë #merr #tretman #mjekësor
gazetablic.com