Sport

VIDEO/ Portugalia siguron vendin mes 16 më të mirave të Europës, luzitanët janë shumë të fortë për Turqinë –

Portugalia është Kombëtarja e radhës që siguron kualifikimin për në 16 më të mirat e Europës. Ronaldo me shokë ishin shumë të fortë për Turqinë, të cilën e mposhtën me shifrat 3-0. Shifrat u zhbllokuan në minutën e 21-të falë Bernardo Silvës. Ndërkohë, 7 minuta më vonë ishte Akajdini ai që shënoi një autogol. Mbrojtësi i Turqisë u keqkuptua ne portierin dhe në përpjekje për të pasuar topin te ky i fundit, e dërgoi përtej vijës fatale.

Goli i tretë i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë të saj. Në minutën e 55 Ronaldo i shpëtoi mbulimit të prapavijës turke. I gjendur i vetëm me portierin, ylli portugez zgjodhi të linte mënjanë egon për t’i pasuar shokut të tij të skuadrës, Bruno Fernandezit. Ndeshja përfundoi me shifrat 3-0, duke bërë që Portugalia të kalojë me sukses grupin. Turqia do të vendosë kualifikimin në përballjen e fundit me Republikën Çeke./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#VIDEO #Portugalia #siguron #vendin #mes #më #të #mirave #të #Europës #luzitanët #janë #shumë #të #fortë #për #Turqinë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button