Lady Gaga pothuajse ‘e panjohur’ në një video në TikTok, fansat të shokuar vërshojnë me komente

Lady Gaga u shfaq “e panjohshme” në një video të fundit që ajo postoi në TikTok, me audiencën e saj e cila ka reaguar.
Këngëtarja e njohur ka postuar një klip të shkurtër në llogarinë e saj personale për të promovuar linjën e saj të kozmetikës, HausLabs në sfondin e muzikës “Princess Diana” nga Ice Spice dhe Nicki Minaj.
Në të ajo duket disi… ndryshe nga ylli që njohim, pasi përveç lëkurës së saj, e cila nuk duket se ka as më të voglin defekt, tiparet e saj duken të ndryshuara.
Të bëjnë përshtypje mollëzat e saj, të cilat e bëjnë fytyrën e saj të duket më e hollë. Disa besojnë se ky ndryshim është për shkak të një lloj ilaçi, ndërsa të tjerë thonë se mund të jetë për shkak të humbjes së peshës së saj për nevojat e filmit “Joker 2”.
Komentet nën video vërshuan lumë, siç pritej, me ndjekësit e saj duke thënë se “kjo grua nuk i ngjan aspak Lady Gaga-s”.
“A ka mundësi që kjo të mos jetë Lady Gaga? Përndryshe ndihem sikur jam i çmendur ”, ka shkruar njëri, ndërsa i dyti thotë : “Ky është një version tjetër i Miley Cyrus”, e cila duket si ylli i tyre i preferuar. “Ajo duket si dikush që ngjan disi si Lady Gaga”, ka shkruar një tjetër në komente, ndërsa të tjerë shtojnë: “Mendja ime po vrapon të vendos nëse kjo është Miley Cyrus apo Lady Gaga”.
Mirëpo, ka pasur edhe nga ata që kanë nxituar ta mbështesin, duke deklaruar se këto komente janë “të cekëta dhe çnjerëzore”. Madje ata theksuan se ndryshimi në fytyrën e saj është për faktin se ajo ka humbur shumë peshë për rolin e ri. “Ajo ka humbur peshë për rolin e saj në filmin ‘Joker’ dhe kjo duket në video. Ju gjykoni shume shpejt”, ka shkruar dikush nën video.