Aktualitet
Një grua në Prizren raporton se u godit me thikë nga babai i saj, Policia jep detaje

Një grua në Prizren ka raportuar në Polici se babai i saj, nën ndikimin e alkoolit, e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 14.06.2024 – 00:10. Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (babai i saj), nën ndikim të alkoolit e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
#Një #grua #në #Prizren #raporton #godit #thikë #nga #babai #saj #Policia #jep #detaje
gazetablic.com