Aktualitet

SHBA: Vetëm në dy vitet e fundit, aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të investojnë mbi 120 miliardë dollarë

Misioni i SHBA-së në NATO ka njoftuar për takimin që kanë mbajtur ministrat e Brendshëm të shteteve aleate.

SHBA thotë se aleatët po mobilizojnë rritjen në mbrojtje dhe po investojnë në blerjen e teknologjive të reja për të përmirësuar aftësitë e NATO-s për të parandaluar dhe mbrojtur në një mjedis sigurie i cili po ndryshon vazhdimisht, shkruan Gazeta Express.

Misioni i SHBA-së bën të ditur se vetëm në dy vitet e fundit, aleatët kanë rëndë dakord që të investojnë 120 miliardë dollar për sistemet mbrojtëse të SHBA-së dhe Evropës duke u siguruar që NATO ka pajisjet më të mira për të mbajtur qytetarët të sigurtë.

“Vetëm në dy vitet e fundit, aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të investojnë mbi 120 miliardë dollarë në sistemet e mbrojtjes, duke forcuar industrinë e mbrojtjes të SHBA dhe Evropës dhe duke siguruar që ne kemi pajisjet më të mira për të mbajtur qytetarët tanë të sigurt. #NeJemiNATO”, thuhet në njofitm.



#SHBA #Vetëm #në #vitet #fundit #aleatët #NATOs #kanë #rënë #dakord #të #investojnë #mbi #miliardë #dollarë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button