Aktualitet
Greqia “mbytet” nga i nxehti afrikan, temperaturat arrijnë 44 gradë

Një valë i nxehti ekstrem ka përfshirë Greqinë prej dy ditësh, çka ka detyruar autoritetet të ndërmarrin masa për të përballuar situatën
Sipas meteorologëve, temperaturat përvëluese vijnë si pasojë e një vale afrikane, teksa termometri në disa zona shënoi 44 gradë Celcius.
Temperaturat më të larta u shënuan në zonën lindore dhe në jug, kryesisht në zonat jobregdetare.
Zona turistike arkeologjike e Akropolit, u mbyll gjatë dy ditëve të fundit, teksa e njëjta masë u mor dhe për shkollat.
Sipas parashikimeve, nga nesër vala e të nxehtit do të fillojë të tërhiqet, dhe do arrijë vlera normale për sezonin.
/a.r
#Greqia #mbytet #nga #nxehti #afrikan #temperaturat #arrijnë #gradë
Java News