Aktualitet

Rrezarta Krasniqi – Besnik Bislimit: Në raportin e Borrellit nuk rekomandohet heqja e masave ndaj Kosovës

Kryetarja e Komisionit Rrezarta Krasniqi, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili në komision tha se ka informacione që është rekomanduar heqja e sanksioneve ndaj Kosovëa nga Bashkimi Evropian.

Ajo në Komisionin për Integrime Evropiane tha se ka informata se në raportin e Borrellit nuk rekomandohet heqja e masave.

“Cilat projekte janë pezulluar? Deri më tash nuk kemi marrë përgjigje. Me na numëru shumën e projekteve që janë pezulluar si shkak i masave të BE-së. Tani çfarë po ndodh sepse nuk kemi as një informacion”, pyeti ajo.

Bislimi ka thënë se nga masat që i janë vendosur Kosovës nuk është pezulluar as një projekt që është në proces.

Ai ka thënë se BE fillimisht i ka vendosur Kosovë masa në mënyrë të një anshme për eskalimet që i ka shkaktuar Serbia, ai ka shtuar se BE-ja ka eskpozuar një anshmëri të vetë në këtë proces duke mos vendosur masa edhe ndaj Serbisë.

“Ata kanë vendosur katër lloje të masave, pezullimin e punës së trupave të zbatimit të marrëveshje të stabilizim asocimit, është suspenduar puna e IPA-s 2024, janë pezulluar dhe është thënë që Kosova nuk do të ftohet në takime të larta. Nuk është pezulluar as një projektet i BE-së. Ajo që ka ndodh është se projektet e IPA 2022 janë shtyrë deri në heqjen e masave. IPA 2022 nuk është dëmtuar pasi ka edne afat. IPA 2024 është duke u diskutuar në BE mirëpo ajo nuk mund të aprovohet deri sa Kosova është nën masa”, ka thënë ai.

“Raporti është dashur që të dorëzohet pardje. I njëjti besoj se do të dërgohet në Këshillë javën e ardhshme. Përmbajta e raportit është pozitive dhe rekomandohet që do të hiqen masat. Rekomandimi është që të hiqen masat”, ka thënë ai.



#Rrezarta #Krasniqi #Besnik #Bislimit #Në #raportin #Borrellit #nuk #rekomandohet #heqja #masave #ndaj #Kosovës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button