Aktualitet

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për djegien e tri veturave

Është arrestuar në Prishtinë një person i dyshuar për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Ai dyshohet se më 10 dhjetor të vitit të kaluar, ua kishte vënë zjarrin tri veturave në rrugën “Sali Nivica” në kryeqytet.

Burri i arrestuar është M.Rr.

36-vjeçari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.



#Arrestohet #një #person #në #Prishtinë #dyshohet #për #djegien #tri #veturave
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button