Zjarr në një kompleks apartamentesh në Miami, gjendet dhe një person i vdekur

Një vatër e madhe zjarri në një kompleks apartamentesh në Miami, ngriti në këmbë autoritetet për të vënë në kontroll flakët që morën përmasa shumë të mëdha.
Të paktën 40 persona u shpëtuan nga ekipet e ndihmës së shpejtë, një pjesë e të cilëve u nxorën nga dritaret, pasi hyrja kryesore ishte e bllokuar.
Kryebashkiaku Suarez tha se menjëherë pas evakuimeve, pati një shpërthim në pallatin katërkatësh, teksa në çati u gjet dhe një person i vrarë me armë zjarri, për të shtuar edhe më tej misterin e flakëve në kompleks.
Më shumë se 40 njësi zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe punuan për orë të tëra për të shuar zjarrin, teksa 3 zjarrfikës mbetën të lënduar.
Autoritetet ende nuk bëjnë me dije nëse personi i gjetur i vrarë dhe zjarri kanë lidhje, teksa hetimet vijojnë.
#Zjarr #në #një #kompleks #apartamentesh #në #Miami #gjendet #dhe #një #person #vdekur
gazetablic.com