Arrestohet një burrë në Prishtinë, gjatë kontrollit trupor i është gjetur marihuanë

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit trupor të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotikë e llojit marihuanë me peshë rreth shtatë gram.
Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit trupor të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotikë e llojit marihuanë me peshë rreth shtatë (7) gram. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
#Arrestohet #një #burrë #në #Prishtinë #gjatë #kontrollit #trupor #është #gjetur #marihuanë
gazetablic.com