AktualitetDurresi Sot
Voton Sako shoqërohet nga bashkëshorti: Uroj një ditë të qetë deri në fund të procesit

Kryebashkiakja e Durrësit e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, kanë votuar pak çaste më parë në qendrën e votimit 1461/01.
Pas hedhjes së votës në kutinë e votimit, Sako u ndal para gazetarëve
“Faleminderit të gjithëve për punën dhe angazhimin tuaj sot. Uroj që do të jetë një ditë e qetë deri në fund të procesit. Kërkesa e vetme sot mbetet ftesa qytetarëve për pjesëmarrje. Është shumë e rëndësishme për të ardhmen e qytetit. Faleminderit të gjithëve”, deklaroi Sako.