Sport
E FUNDIT/ Zgjidhet “Topi i Artë 2024”, trofeu shkon në duart e Bekim Balajt –

Mbrëmjen e sotme është duke u zhvilluar ceremonia gala “Topi i Artë 2024”. FSHF-ja ka vlerësuar më të mirët e futbollit shqiptar në vitin që lamë pas. “Topi i Artë” ka shkuar në Shkodër, si në kategorinë e vajzave, ashtu edhe në atë të djemve.
Bekim Balaj ka fituar trofeun dhe është shpallur lojtari më i mirë i vitit të shkuar në “Abissnet Superiore”. Armand Duka i ka dorëzuar “Topin e Artë” sulmuesit të njohur, i cili po shkëlqen me fanellën e Vllaznisë, ndërsa në të shkuarën ka bërë karrierë jashtë Shqipërisë dhe ka veshur fanellën e Kombëtares kuqezi./Sport Ekspres/
#FUNDIT #Zgjidhet #Topi #Artë #trofeu #shkon #në #duart #Bekim #Balajt
SportExpress