“Udhëtimi i fundit” i Kryepeshkopit Anastas, kleriku tregon se kush do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit

Kleriku i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, At Grigor Palushi, dha detaje sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me ceremoninë e varrimit të kryepeshkopit që do të mbahet në Tiranë.
At Grigor Palushi tha se deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e varrimit patriarku i Stambollt, i Aleksandrisë, Qipros dhe Greqisë.
Kleriku tha se në ceremoni do të marrin pjesë edhe shumë personalitete nga e gjithë bota. Do të ketë përfaqës edhe nga vatikani..
Kush do të marrë pjesë?
At Grigor Pelushi: Ka konfirmuar pjesëmarrjen patriarku i Konstandinopojës, i Aleksandrisë, Qipros dhe Greqisë.
Por janë shumë personalitetet që do të vijnë nga e gjithë bota e krishterë, do të ketë një përfaqësi nga Vatikani. Do të ketë përfaqësi nga këshilli botëror i kishave dhe gjithashtu nga këshilli europian i kishave, pra do të jetë një pjesëmarrje mjaft e madhe. Mund të themi se Tirana do jetë qendra e të gjithë botës së krishterë.
#Udhëtimi #fundit #Kryepeshkopit #Anastas #kleriku #tregon #kush #të #marrë #pjesë #në #ceremoninë #varrimit
Java News