Aktualitet
Edhe pse në qeli Fredi Beleri u bën thirrje qytetarëve të Himarës të votojnë! Çfarë shkruan kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Në statusin e tij Beleri shkruan:
”Nesër votojmë për vendin tonë! Mënyra e votimit është si më poshtë:
-Në fletën gri votojmë numrin 1 ‘Bashkë Fitojmë’
-Në fletën e verdhë votojmë numrin 2 ‘Dhionisios Alfred Beleri’
Reagimi i Greqisë në lidhje me burgosjen e Belerit ishte i ashpër. Ministria e Jashtme greke shkroi në njoftimin e tij ditën djeshme:
‘Vendimi i Gjykatës së Vlorës nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme është skandaloz.’
Më tej në vendim theksohet se një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian.