Habit deputeti i PD: Demokratët të marrin pjesë në takimet e Ramës me diasporën, shqiptarët ndihen mirë…

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinad Xhaferaj komentoi në një intervistë për Euronews Albania turin e takimeve të kryeministrit Edi Rama me diasporën.
Xhaferaj tha se ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës ai e mbështet këtë tur pasi tubime të tilla i bëjnë shqiptarët e diasporës të ndihen mirë dhe të përfaqësuar.
“Aktualisht Rama ka nisur një tur takimesh në diasporë. Nga politika shqiptare ka shumë akuza që thonë se po e bën këtë tur në diasporë se kërkon votën e emigrantëve, sikurse opozita e kërkon votën e emigrantëve edhe nëse Rama po e bën për qëllime elektorale ky nuk është një problem për zotin Rama.
Problem për të është manipulimi që i bën zgjedhjeve në Shqipëri, jo loja politike që bën. jashtë elementëve kritikë dhe tendenca për të marrë një madhështi më shumë se duhet, në dallim nga pjesa tjetër e opozitës unë e mbështes turin në diasporës se i bën shqiptarë në diasporë të ndihen mirë, inkurajoj edhe mbështetësit e PD të marrin pjesë se Rama shkon atje si kryeministri i Shqipërisë”, tha Xhaferaj.
/a.r
#Habit #deputeti #Demokratët #të #marrin #pjesë #në #takimet #Ramës #diasporën #shqiptarët #ndihen #mirë..
Java News