Life Style

Pak ditë para finales, Albano lë në mes Ferma Vip: “Është vendimi im personal”

Aktori Albano Bogdo është larguar përfundimisht nga “Ferma VIP”.

Që pas spektaklit të djeshëm, ku u publikuan disa video me momente intime mes aktorit dhe këngëtares Baby G, Albano është përballur me një sërë dilemash, por edhe diskutime të shumta me fermerët e tjerë.

Gjatë ditës së sotme, Albano është përballur me injorimin e Baby G, por edhe me fermerët e tjerë, të cilët kanë qenë më të tërhequr.

Edhe pse aktori pranoi se ndjenjat ja ka shprehur Baby G në një moment dobësie, por kanë qenë të vërteta dhe nuk e ka gënjyer asnjë herë.

E gjithë situata dhe përballja me pjesën tjetër të fermerëve, duket se e ka shtyrë Albanon që të largohet përfundimisht nga ky rrugëtim, pak ditë para finales së madhe.

#Pak #ditë #para #finales #Albano #lë #në #mes #Ferma #Vip #Është #vendimi #personal

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button