Aktualitet

“Mosmarrëveshje në familje, arma ishte e prindit”, Policia jep detaje për gruan nga Vitia që u arrestua dje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e gruas që u arrestua dje në Viti, për posedim të armës në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas Policisë, e njëjta ka pasur mosmarrëveshje në familje. Arma që i është gjetur, bashkë me 36 copë fishekë, ishte e prindit të saj.

“Viti, Gjilan 31.05.2024 – 14:00. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, ka pasur një mosmarrëveshje në familje, e njëjta është takuar në rrugë nga policia dhe gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë me 36 copë fishekë pronë e prindit të saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.



#Mosmarrëveshje #në #familje #arma #ishte #prindit #Policia #jep #detaje #për #gruan #nga #Vitia #që #arrestua #dje
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button