Dita e sotme do të jetë me diell në bregdet, vranësira reshje shiu në veri, temperaturat me rritje

Antcickloni afrikan do të afrohet drejt Mesdheut ku presim rritje të temperaturave në vendin tone gjatë fundjavës.
E Shtunë, 01 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 13/26°C
– Zonat e ulëta 16/30°C
– Zonat bregdetare 18/27°C
Kosova për dt. 01 Qershor 2024 do të ketë vranësira .Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 12°C – 14°C në mëngjes deri në 25°C –28°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 02 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të me reshje të izoluara. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 12/26°C
– Zonat e ulëta 16/32°C
– Zonat bregdetare 18/30°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
#Dita #sotme #të #jetë #diell #në #bregdet #vranësira #reshje #shiu #në #veri #temperaturat #rritje
Java News