Aktualitet
Barometri/Vazhdon vlerësimi shumë negativ për punën e opozitës

Qytetarët janë pyetur në një shkallë nga (1-10) të vlerësojnë punën e opozitës aktualisht. Nga gjetjet e Barometrit rezulton se (69.1 %) e tyre kanë vlerësim negativ për punën e opozitës, (8.9 %) vlerësim pozitiv dhe (21.3 %) vlerësim neutral.
Krahasuar me 6 muaj më parë, vlerësimi për punën e opozitës nuk ka ndryshuar, por ruan të njëjtat shifra.
Në Dhjetor të 2023 (68.1%) kishin mendim negativ për punën e opozitës, (21.4%) mendim neutral dhe (8.4%) vlerësim pozitiv.
Ndërkohë edhe pjesa më e madhe e votuesve të opozitës kanë vlerësim negativ për punën e opozitës sot në masën (41,8 %), (36.7%) vlerësim neutral dhe vetëm (21.4 %) vlerësim pozitiv.
#BarometriVazhdon #vlerësimi #shumë #negativ #për #punën #opozitës
Java News